AlbanianSport.com 21/01/2020 21:10
ASNN – Kupa Rinia 2020 në volejboll për femra, e barazvlefshme për Kupën e Shqipërisë për grupmoshën e Nën-20-vjeçareve, ka luajtur në fundjavë ndeshjet e para të gjysmëfinaleve dhe Skënderbeu ka hedhur një hap të sigurt përpara drejt finales së madhe, duke triumfuar pastër dhe bindshëm në 3 sete ndaj Elbasanit.
14-25, 14-25 dhe 8-25 janë pikët e seteve, që nuk para japin shumë shpresë për elbasanaset për ndeshjen e kthimit të dielën e 26 janarit 2020. Ndërkaq, duket se nuk do të jetë kaq e thjeshtë për çiftin tjetër, pasi Vllaznia dhe Apolonia e kanë çuar në 5 sete përballjen e parë midis tyre, me fierakët që fitojnë në setin e fundit.
Ka qenë një rulete ruse kjo përballje, me vendaset që fitojnë setin e parë 25-23, por me mikeshat që marrin të dytin 25-17. Shkodranet do të fitojnë setin e 3-të, 25-22, por fieraket kundërpërgjigjen duke marrë të 4-tin, 25-23 dhe duke e çuar gjithçka në setin e fundit, ku triumfojnë bindshëm, 15-8, duke marrë kështu me vete një fitore të çmuar.
Kupa Rinia 2020
Volejboll – Femra
(Nën-20-vjeçaret)
Gjysmëfinalet
Ndeshjet e para:
(19 janar 2020)
Elbasani – Skënderbeu 0-3
(14-25, 14-25, 8-25)
Vllaznia – Apolonia 2-3
(25-23, 17-25, 25-22, 23-25, 8-15)
Ndeshjet e kthimit:
(26 janar 2020)
Skënderbeu – Elbasani (13:00)
Apolonia – Vllaznia (13:00)