Gjergj Vyshka 28.11.2014 10:05
Rrjeta shqiptare është në mes të njërës prej veprimtarive të saj më të rëndësishme, që sivjet është Kupa e Flamurit. Nëse deri vjet ka qenë Kupa e Pavarësisë, e cila gjithnjë ka angazhuar ekipet më të forta, apo katër të parat të renditura në fund të sezonit si për meshkuj, ashtu dhe për femra, sivjet ka ndryshuar termin.
Ajo që duhet pranuar është fakti se pritet të ketë përplasje “brirësh” mes pretendentëve për titull. Ndërsa Studenti ka mposhtur dje Tiranën në finalen e meshkujve, për femra ky do të jetë aktiviteti i fundit i vitit 2014 për t’u kthyer më pas në parket në shkurt 2015.
Fituesenë fuqi të kësaj kupe të fundit të nëntorit, që deri vitin e kaluar ka qenë Kupa e Pavarësisë, është Barleti Volej për femra dhe, sipas të gjitha gjasave kështu duhet të ndodhë dhe sivjet.
Por nuk duhen mohuar vlerat e ekipeve të Tiranës, Teutës dhe Partizanit, të cilat të gjitha së bashku mbajnë gjallë rivalitetin edhe në kampionat. Gjithsesi tashmë mbetet ta zgjidhë parketi i Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, salla Nr. 2.
Kupa e Flamurit
Volejboll – Femra
Gjysmëfinalet:
Barleti Volej – Teuta 28 nëntor ora 16:00
Tirana – Partizani 28 nëntor ora 18:00
Finalja 29 nëntor ora 16:00