Gjergj Vyshka 25.09.2016 09:15
Stela Agolli, e cila në muaji prill u përfshi në një incident në ndeshjen me të rejat e Partizanit, pas së cilës është dënuar nga Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Volejbollit deri më 31 dhjetor 2016, tashmë e ka fituar “lirinë” e saj në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv.
Në vendimin e datës 20 shtator 2016, që është marrë nga Ilir Panda, Pertef Hamzaj dhe Aldo Zadrima, teksa pala ankuese është Stela Agolli, thuhet se padia e lojtares është pranuar pjesërisht.
Pasi kjo trupë gjykuese ka vërejtur se pala e paditur, që në këtë rast është Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Volejbollit është mbështetur në nenin 4 të Rregullores së Disiplinës, atje ku parashikohet një dënim nga një deri në 5 ndeshje, si dhe një gjobë nga 10.000 deri në 100.000 lekë.
Dhe duke e ndryshuar dënimin, Këshilli i Arbitrazhit Sportiv e ka pezulluar Agollin me 5 ndeshje nga 4 prill 2016. Që do të thotë se kjo lojtare duhet të luajë nesër, megjithëse Federata Shqiptare e Volejbollit nuk e ka lënë të aktivizohet të premten me pretekstin se s’ka mbërritur vendimi.
Por tashmë është zyrtare Stela Agolli është e lirë për t’u aktivizuar që sot në finalen ndaj Barletit Volej.