Gjergj Vyshka 12.06.2017 12:30
“Ka qenë një fitore e merituar në 100 % të saj, – ka deklaruar 31-vjeçarja Arjola Prenga pas triumfit ndaj Bjellorusisë. – Kemi bërë një lojë shumë të bukur që na kënaqëi si ne në fushë dhe tifozët përteth. Jemi të lumtura. Skuadra ka treguar një rritje të dukshme nga njëra ndeshje te tjetra.”
“Më duhet përmend edhe një fakt që krahasuar me ekipet me të cilat ne u ndeshëm, ato kanë zhvilluar mjaft ndeshje zyrtare dhe jozyrtare përpara se vinin në këtë veprimtari, kurse ne luajtëm dy ndeshje me Malin e Zi, për më tepër vinim me mungesa, – ka vijuar ajo. – Por rëndësi ka qenë përpos kohës së shkurtër bëmë një performancë të kënaqshme, por ende asgjë nuk ka përfunduar pasi.”
“Kualifikimi për në fazën finale? As herët po as vonë nuk është për të shpresuar. Megjithatë përse të mos ëndërrojmë, përse të mos shpresojmë. Janë për tu luajtur edhe tre ndeshje të tjera dhe nëse arrijmë t’i mbyllim 3-0 edhe mund të kualifikohemi. Unë jam shumë e lumtur me paraqitjen e kombëtares”, – ka përfunduar kapitenia Arjola Prenga.