Volejboll – Femra / Kapitenia e Partizanit, Xheka: Na munguan duartrokitjet

Share Button

AlbanianSport.com 15/03/2021 21:40

ASNN – Skuadra e Partizanit ka siguruar të dielën trofeun e parë për vitin 2021, në volejboll për femra, duke u shpallur fitues i Kupës së Shqipërisë. Në finale, të kuqtë mundën Tiranë në “Feti Borova”, me rezultatin e pastër 3-0 (25-20, 26-24, 25-16). Kapitenia e Partizanit, Çezarina Xheka, në një lidhje direkte me emisionin “E hëna Sportive” në RTSH, ka deklaruar: “Mungesa në parket ishte si puna e ushqimit: kur rri pa ngrënë dhe ke atë oreksin e madh. E njëjta gjë ishte dhe me rikthimin e volejbollit.”

“Fitorja 3-0 ndaj Tiranës? – ka vijuar ajo. – Të them të drejtën, një javë më parë ishte skuadra e Tiranës, që na mundi, nga 2-0 për ne, në 3-2 për ata. Por topi është i rrumbullakët dhe asnjëherë nuk i dihet rezultatit. Por vetë fakti, që si ne ashtu dhe Tirana ishim finalist të Kupës, do të thotë se ishim të barabartë, por në fund ia dolëm ne”. Në vijim, veterania e të kuqeve të rrjetës së vajzave ka vajtuar mungesën e tifozëve në pallatet e sportit.

“Edhe para dy vitesh, para epidemisë, ishim në të njëjtën situatë, – ka pohuar ajo. – Por tani më vjen keq, sepse na munguan duartrokitjet e të afërmve tanë, tifozëve tanë. Është një situatë, që len shumë për të dëshiruar. Nuk shikoj më atë nivelin e mëparshëm, më të ngritur nga ana fizike apo teknike. Ndonjëherë më duket vetja në volejboll amator. Kufizimet, oraret, janë një stres më vete, sepse gjithmonë duhet të nxitosh.”

“Në lidhje me kushtet në pallatet e sportit, mund të them se lënë shumë për të dëshiruar, nuk i kemi kushtet të mjaftueshme për situatën në të cilën jetojmë, – ka vijuar Xheka. – Na u duk vetja si jetime në finalen e Kupës, nuk kishim asnjë që të na mbështeste.” Ish-lojtarja e Kombëtares kuqezi të vajzave ka bërë më pas edhe një analizë sa i përket kampionatit, teksa ka përfunduar faza e parë dhe janë përvijuar skuadrat që luftojnë për trofeun e madh.

“Pretendentët? Katër ekipet e para: ne, Tirana, Barleti Volej dhe Vllaznia janë pretendente për titull. Le t’ia lemë fushës, sepse mund të ndodhë që një ekip jo i kompletuar mund të fitojë. E thashë jo pa qëllim sepse kushtet fizike nuk janë të përshtatshme, pavarësisht se kemi ego. Akoma nuk e kemi atë gjendjen fizike të mëparshme”, – ka përfunduar volejbollistja e Partizanit, Çezarina Xheka, duke folur për RTSH Sport.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh