Gjergj Vyshka 21.04.2017 15:15
“Ky është i katërti vit radhazi që ne fitojmë çdo trofe të mundshëm, – ka thënë kapitenia e Barleti Volejit, Enkelejda Braho, duke folur pasi ka ngritur lart trofeun e “kampiones” së rrjetës shqiptare të femrave. – Ka qenë një sezon shumë i bukur, ndryshe nga të mëparshmit.”
“Që në fillim të sezonit shumë polemika, shumë zëra e thashetheme dëgjuam lart e poshtë se Barleti nuk do të dilte “kampion”, – ka vijuar volejbollistja tanimë me përvojë. – Çdo vit mund të ikin dhe vijnë lojtare, por Barleti Volej triumfon sërish. Pra volejbolli luhet në parket, këtu tregohet kush është më i miri dhe jo nëpër kafene.”
“Për mua të gjithë titujt kanë qenë të bukur, kanë rëndësinë e vetë. Çdo ndeshje e kemi vlerësuar maksimalisht. Edhe vitin tjetër me Barleti Volej? Përse jo”, – përfundoi kapitenia Braho.