AlbanianSport.com 09.10.2016 14:30
ASNN – Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A2, ka mbyllur dje ndeshjet e javës së dytë të tij. Në fakt, realisht është luajtur vetëm një ndeshje, ajo e Fierit, ku Apolonia është mundur nga Flamurtari me rezultatin 1-3.
Takimi tjetër, ai midis Divjakës dhe Mirditës, nuk është zhvilluar për shkak të një ngatërrese sa i përket fushës, ku do të zhvillohej kjo përballje. Mungesa e ekipit vendas në fushën e përcaktuar nga Federata, ka bërë që ekipi mirditor ta fitojë ndeshjen “aforfe”, me rezultatin 3-0.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e dytë
(8 tetor 2016)
Të shtunën:
Divjaka – Mirdita 0-3 (në tavolinë)
Apolonia – Flamurtari 1-3
Korabi pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Flamurtari 2 2 0 6-1 6
- Korabi 1 1 0 3-1 3
- Mirdita 2 1 1 3-3 3
- Divjaka 1 0 1 0-3 0
- Apolonia 2 0 2 2-6 0