Nga Gjergj Vyshka 20.06.2016 08:25
Shqipëria e volejbollit të femrave ka marrë fitoren e dytë në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, teksa ka mundur Bjellorusinë. E kështu duket se misioni i kësaj skuadre, ndërtuar me shumë mund e djersë nga Altin Martiro dhe Roland Tarja, është përmbushur.
Tashmë për të nisur që këtu kërkesën për kthimin e rrjetës shqiptare jo vetëm për femra, por dhe për meshkuj, në cilësi dhe paraqitjen dinjitoze përballë më të fortëve të Evropës. Së paku është marrë haku i asaj ndeshje në Poloni, të cilën Bjellorusia e ka kthyer pas disavantazhit 0-2.
Tanimë edhe me mbështetjen e publikut, por dhe gjithçka tjetër, Shqipëria e femrave ia ka dalë të jetë fituese ndaj Bjellorusisë, pavarësisht se me set final. Në fund të fundit, dy fitore në Durrës përballë publikut kuqezi është një fillim i mbarë jo vetëm për këtë përfaqësuese.
Por dhe për drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit, të cilëve skeptikët nuk i kanë besuar dhe uruar këtë suksese. Por Shqipëria është e madhe dhe në volejboll…