Gjergj Vyshka 26.02.2015 09:25
Pas dy vjetësh mungesë, që nga koha e pjesëmarrjes në Eliminatoret e Kampionatit Evropian në maj 2013, kombëtarja e volejbollit të femrave është mbledhur dje në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Nën drejtimin e trajnerit Hasan Gurabardhi dhe ndihmësit të tij Altin Martiro, kuqezinjtë e rrjetës për femra ka zhvilluar stërvitjen e saj të parë.
Madje gjithçka ka qenë nën vëzhgimin e sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Leonard Tase, dhe anëtarit të kryesisë Albenc Vokopola. Por në këtë grumbullim të kombëtares kanë qenë të pranishëm dhe mjeshtri i rrjetës dinamovite dhe asaj shqiptare Vangjel Koja, si dhe specialistët Vasil Binga dhe Hazbi Kotoni.
Pa harruar që kanë qenë edhe familjarë të lojtarëve, apo dhe president klubesh. Sikurse ka qenë edhe trajneri i Flamurtarit në volejboll për femra, Todi Driza, sepse kanë ardhur në këtë grumbullim dy lojtare të datëlindjes 1997. Bëhet fjalë dhe Isaraj dhe Çaushaj. Fillimisht me skuadrën ka folur trajneri Gurabardhi dhe ndihmësi i tij Martiri. Por më pas dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Leonard Tase.
Lista e lojtarëve të grumbulluara në kombëtare
Organizatore
Fabiola Harxhi (Barleti Volej)
Ana Gjelaj (Vllaznia)
Çezarina Xheka (Partizani)
Ornela Gashi (Teuta)
Sulmuese 4
Enkelejda Braho (Barleti Volej)
Esmeralda Tuci (Barleti Volej)
Romina Matoshi (Tirana)
Selda Smajlaj (Teuta)
Armela Gjermeni (Barleti Volej)
Sara Shehu (Partizani)
Lojtare Qendre 3
Klonarda Nezaj (Barleti Volej)
Klava Petazi (Vllaznia)
Malvina Tuci (Partizani)
Sara Hasku (Barleti Volej)
Shqipe Molla (Vllaznia)
Diagonaliste 2
Erblira Bici (Barleti Volej)
Iva Xhixha (Partizani)
Kejsi Matraku (Tirana)
Paula Koçeku (Vllaznia)
Libero
Eni Fagu (Barleti Volej)
Amarilda Llupo (Teuta)
Ester Agolli (Partizani)