Gjergj Vyshka 21.04.2017 18:55
Fatbardha Picaku dhe Sara Hasku janë dy lojtaret më të reja të formacionit të Barletit Volej, madje dhe pjesë e ekipit kombëtar.
“Për mua është sezoni i parë që dal kampione si titullare e Barletit Volej”, – , ka thënë Picaku edhe për mikrofonin e RTSH Sport.
“Një eksperiencë e mirë e bukur dhe shpresoj të vazhdojë gjatë, – ka vijuar ajo. – Jam shumë e kënaqur me këtë trofe”.
Ndërkohë Sara Hasku, mes shumë emocioneve do të deklaronte: “Një eksperiencë e bukur dhe që ia vlejti. Shpresoj të vazhdojë sa më gjatë, gjithçka shkon për vajzat.”