Volejboll – Femra / Flamurtari djeg shansin, Korabi, drejt Grupit A1

Share Button

 

AlbanianSport.com 19.03.2017 16:15

ASNN – Flamurtari ka djegur shansin e vet për t’u ngjitur në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si grupi A1, Korabi, me fitoren e djeshme në Vlorë, ka hedhur një hap të sigurt drejt elitës.

Një entuziasëm i madh në Pallatin e Sportit “Flamurtari”, ndërsa nuk kanë munguar as tifozët nga Peshkopia. Seti i parë ka pasur mjaft emocione, por në fund është Korabi që fiton 25-20.

Edhe seti i dytë është me emocione të forta, sepse Flamurtari përmbys në 23-23. Por përsëri fiton Korabi 25-23. Dhe në të tretin vlonjatet e dorëzuara i kanë dhënë mundësinë dibraneve të fitojnë 25-12 dhe krejt ndeshjen 3-0.

Korabi feston me tifozët e vet këtë rikthim në Kategorinë Superiore të volejbollit të femrave. Në takimin tjetër të javës së 9-të të Grupit A2, Apolonia e ka fituar në 3 sete derbin me Divjakën, duke kapërcyer Flamurtarin në renditje, tanimë me 13 pikë.

 

Flamurtari – Korabi               0-3

(24-26, 23-25, 12-25)

Flamurtari: Isakaj, Ademi, Memeti, Çaushaj, Abedini, Llanaj, Faqolli, Kulla, Gjoni, Guci, Shehu, Kalo. Trajner: Y. Lulushi

Korabi: Kovaçi, Stërmilla, Zebi, Xhelili, Jashovi, E. Hidri, A. Hidri, Xheoliku, Er. Hidri. Trajner: F. Bulku

Gjyqtarë: E. Zguri, E. Dusha (Tiranë)

 

Kampionati Kombëtar

i Volejbollit – Femra

 

Grupi A2

 

Java e 9-të

(18 mars 2017)

 

Të shtunën:

Apolonia – Divjaka              3-0

Flamurtari – Korabi              0-3

Mirdita                                    pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Korabi                        7          6          1          19-4                18
  2. Apolonia        8          4          4          17-14              13
  3. Flamurtari      7          4          3          13-11              12
  4. Mirdita            7          4          3          13-12              11
  5. Divjaka           7          0          7            0-21                0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh