Gjergj Vyshka 12.06.2017 19:45
Finlanda e ka pasur thjeshtë shëtitje ndeshjen me Austrinë, ndërsa duke luajtur me një shumicë volejbollistesh të stolit ia ka dalë të fitojë përsëri 3-0. Në të tre setet ka qenë në avantazh të rezultatit, ndërsa ka fituar 25-17, 25-19 dhe 25-20 dhe në fund 3-0. Për çudi, Finlanda është ndëshkuar dhe me kartonë të verdhë fillimisht për vonesë në kryerjen e ndërrimit dhe më pas për protesta ndaj vendimit të gjyqtarit qipriot Papajorgiu.
E megjithatë ia ka dalë të jetë fituese. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes është Markoviç e Austrisë me 15 pikë e ndjekur nga Kosonen e Finlandës me 8 pikë. Në bllok ka dalë fituese Lakonen e Finlandës me tre mure fituese e ndjekur nga Maros e Austrisë me dy të tilla. Në shërbim ka dalë fituese Kosonen e Finlandës me tre rezultative e ndjekur nga Bajde e Austrisë me dy të tilla.
Në total, në 3 sete, Finlanda ka shënuar 75 pikë prej të cilave 52 pikë vetë, kurse 23 pikë kanë ardhur nga gabimet e Austrisë. Në anën tjetër, Austria, në3 sete ka shënuar 56 pikë, prej të cilave 41 pikë vetë, kurse 15 pikë kanë ardhur nga gabimet e Finlandës, e cila kështu e ka mbyllur fazën e parë të Ligës së Evropës në volejboll për femra në vendin e parë.
Finlandë – Austri 3-0
(25-17, 25-19, 25-20)
Finlanda: Kosonen, Alanko, Pihlajamaki, Karhu, Korhonen, Lakonen, Mantila (L) / Kokonen, Piesanen. Trajner: T. Kangasniemi
Austria: Bajde, Holzer, Myler, Maros, Markoviç, Nesimoviç, Valner (L), Epure (L) / Teufl, Hrtianska, Deisl. Trajnere: S.Iliç
Gjyqtarë: G. Papajorgiu (Qipro), D. Saviç (Bosnjë-Hercegovinë)
Ndihmës: R. Mujo, A. Nurja, E. Kurti (Tiranë), G. Zuna (Durrës)