Volejboll – Femra / Fatbardha Picaku, euforike: Ne, si Dinamo e dikurshme…

Share Button

AlbanianSport.com 13/06/2018 07:55

ASNN – Fatbardha Picaku është integruar mirë tashmë në kombëtaren e volejbollit të femrave, e cila është duke u përgatitur për fazën finale të Ligës së Argjendtë të Evropës, që do të luhet më 16 dhe 17 qershor në Nykëping të Suedisë. Pas problemit shëndetësor që pati në fundin e sezonit, Picaku ka luajtur ndaj Gjeorgjisë, ndërsa e ndjen veten mirë në kombëtaren kuqezi.

Ajo madje e krahason kombëtaren me Dinamon e dikurshme të Kreshnik Tartarit, që arriti në katër më të mirat e Evropës më 1990. Shpreson shumë për trofe në Ligën e Argjendtë të Evropës, E nuk zbulon asgjë për skuadrën e saj të ardhshme në intervistën e saj për RTSH Sport, që AlbanianSport.com po e sjell të plotë.

 

– Fundi i kampionatit ju ka gjetur në vështirësi për shkak të një problemi shëndetësor. Tanimë në kombëtare si ndiheni?

– Është emocion i madh të jesh në ekipin kombëtar. Unë pata fatin e mirë që luajta përballë Gjeorgjisë, sepse Bici kishte një dëmtim të lehtë. Emocion i madh. Jemi duke u stërvitur dy herë në ditë, trajnerët janë duke bërë më të mirën, ndërsa shpresojmë të vazhdojmë me këtë hap deri në fund

 

– Të shtunën në gjysmëfinale përballë Suedisë, sa është në gjendje kjo skuadër të vijë me trofe nga faza finale?

– Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se tashmë skuadrat janë më të forta se sa i kishim në fazën kualifikuese. Unë besoj se gjithçka do të shkojë mirë, pse jo dhe të kthehemi me trofe, ndërsa jemi duke u stërvitur fort.

 

– Faza finale e Ligës së Evropës, Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, Eliminatoret e Kampionatit Evropian. Sa është në gjendje Kombëtarja t’i përballojë me sukses këto veprimtari?

– Si nga tifozët jashtë, por dhe këtu brenda, atmosfera është pozitive. Madje kanë nisur të na cilësojnë si Dinamo e dikurshme, ndërsa kështu shpresojmë të jetë. Pra që të jemi edhe ne si Dinamo, sepse nuk është pak të jesh në katër më të mirat e Evropës.

– Së fundi, sërish me Barletin Volejin, apo një destinacion të ri?

– Jam e përqendruar me kombëtaren dhe derisa të mbaroj misionin kuqezi nuk kam asgjë për të thënë për sezonin e ri…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh