Gjergj Vyshka 12.03.2017 17:55
Barleti Volej ka luajtur me fanellat e dyta dje verdhjeshile, por Brati dhe Fagu kanë ndërruar fanellat mes tyre. Kështu Fagu, që në fakt luan me numrin 3, ka luajtur me fanellën blu të Bratit, me numër 6, e, anasjellas, Brati, me fanellën e Fagut, me nr. 3.
Madje dhe me emra të kundërt në shpinë. Por, për fat, me numrat që janë regjistruar në protokoll dhe që luajnë zakonisht kanë qenë në rregull, sepse i kanë pasur tek pjesa e streçeve.
E ka ndodhur ky fenomen, sepse sipas trajnerit Gurabardhi fanellat u vinin të ngushta të dy lojtareve, por që nuk përbën asnjë problem. “Një fenomen i tillë ndodh dhe në botë”, përfundon Gurabardhi, kurse Barleti Volej e ka mundur Skënderbeun me rezerva.