AlbanianSport.com 02.11.2014 17:05
ASNN – Edhe niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, Grupi A1, ka ecur nën shembullin e meshkujve, pasi 4 skuadrat e gjysmës së sipërme të renditjes, kanë triumfuar në 3 sete ndaj atyre të gjysmës së poshtme.
Tirana ka mposhtur në kryeqytet Skënderbeun, duke ruajtur jo vetëm kreun e renditjes, me 12 pikë, por edhe një bilanc prej 4 fitoresh në po aq javë, me një setaverazh prej 12 të fituar dhe as edhe një të humbur.
Bardheblutë e Gorenxës e ndajnë kreun me dy rivalet kryeqytetase, kampionen në fuqi, Barleti Volejin, dhe finalisten e mundur të sezonit të shkuar, Partizanin, që mundën përkatësisht Vllazninë dhe Studentin.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 4-t
(1 nëntor 2014)
Studenti – Partizani 0-3
Barleti Volej – Vllaznia 3-0
Tirana – Skënderbeu 3-0
Teuta – Flamurtari 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 4 4 0 12-0 12
- Barleti Volej 4 4 0 12-1 12
- Partizani 4 4 0 12-1 12
- Teuta 4 2 2 7-6 6
- Skënderbeu 4 1 3 4-10 3
- Vllaznia 4 1 3 4-10 3
- Flamurtari 4 0 4 0-12 0
- Studenti 4 0 4 0-12 0