AlbanianSport.com 25.03.2016 16:15
ASNN – Është luajtur të enjten në mbrëmje finalja e Kupës së Kosovës në Volejboll për Femra dhe 3 motrat Prenga, Amarilda, Arjola dhe Adelajda, të cilat përbëjnë një rast të veçantë sepse militojnë në të njëjtin ekip, e kanë udhëhequr Dritën e Gjilanit drejt triumfit ndaj Skënderajt.
Tri motrat Prenga, Amarilda, Arjola dhe Adelajda, të cilat përbëjnë një rast të veçantë sepse militojnë në të njëjtin ekip, e kanë udhëhequr Dritën e Gjilanit drejt triumfit ndaj Skënderajt, në finalen e Kupës së Kosovës në volejboll për femra.
Skuadra që është në rrugë të mbarë për të marr edhe titullin kampion, e ka dominuar finaljen e luajtur të enjten në mbrëmje, duke e fituar setin e parë 25-19. Seti i dytë ishte më i barazpeshuar, por gjilanaset e fituan edhe atë 25-22, duke vijuar të mos lëshojnë as në në setin e tretë, që e fituan 25-17 dhe gjithë ndeshjen 3-0.
Duke folur pas ndeshjes, Arjola Prenga e cilësoi këtë sukses si fryt të punës në grup. Ky ishte trofeu i dytë këtë sezon për Arjolën, e cila në gjysmën e parë ka fituar edhe Kupën e Norvegjisë në volejboll për femra me skuadrën e Randabergut, nga e cila u shpërngul në mes të sezonit në Kosovë.