Volejboll – Femra / “Deja vu” kuqezi, edhe Sllovakia na mund 1-3

Share Button

Volejboll-Femra-ALB-SVK-1-3-Tarja-Tuci-Marina-Arjola-Prenga-2016

Gjergj Vyshka 05.06.2016 10:15

Shqipëria e volejbollit të femrave e ka humbur dhe ndeshjen e dytë në Ligën e Evropës, teksa dje është mundur nga Sllovakia, me të njëjtin rezultat 1-3. Sllovaket janë shkëputur që në fillim të setit të parë, ndërsa janë në epërsi në pushimin e parë teknik 7-8. Por dhe në të dytin janë me diferencë 10-16, e cila është ruajtur deri në 15-21 e duket se gjithçka po shkon lehtësisht për Sllovakinë.

Pavarsisht se vajzat kuqezi janë mbledhur, seti i parë ka përfunduar në favor të kundërshtareve 22-25. Në të dytin ka një tjetër orientim nga Martiro dhe skuadra kuqezi është gjithnjë në epërsi, 8-5, 16-11, 21-12 dhe përfundimi 25-19. Atëherë kur pritej një reagim dhe një shkuarje drejt fitores, Sllovakia bllokon. 7-8, 10-16, 14-21 dhe në përfundim 17-25 për Sllovakinë seti i tretë.

Po kështu në të katërtin 7-8, 14-16, 17-21 dhe në përfundim 19-25 dhe krejt ndeshja 3-1 për Sllovakinë. Pikëshënuesja më e mirë Kubova e Sllovakisë me 22 pikë e ndjekur nga Bici me 18 pikë, Prenga me 11 pikë e Tuci me 10 pikë. Në bllok ka dalë fituese Abrhamova dhe Kubova të Sllovakisë me tre mure fituese, pasuar nga Bici e Thaka me dy.

Në shërbim ka dalë fituese Bici me tre, pasuar nga Drobnakova dhe Kubova me dy. Në katër sete Shqipëria në total ka shënuar 83 pikë prej të cilave 54 pikë vetë, kurse 29 pikë kanë ardhur nga gabime e Sllovakisë. Në anën tjetër Sllovakia në katër sete ka shënuar 94 pikë prej të cilave 69 pikë vetë, kurse 25 pikë kanë ardhur nga gabimet e tonave. Kësisoj, një tjetër humbje e pamerituar.

 

Shqipëri – Sllovaki               1-3

(22-25, 25-19, 17-25, 19-25)

Shqipëria: Marina, Ar. Prenga, Thaka, Bici, Am. Prenga (Sijoni), Tuci, Sejfullai (L) / Xheka, Fagu (L), Matoshi. Trajner: A. Martiro

Sllovakia: Kuçiakova, Pençova, Kubova, Palgutova, Kosova, Kosekova, Valashova (L) / Dolezajova (L), Salançiova, Drobnakova, Abrhamova, Sedlaçkova. Trajner: M. Rojko

Gjyqtarë: K. Selin (Azerbajxhan), T. Kuc (Belgjikë)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh