Volejboll – Femra / Braho: Jemi më të mirët, ndërthurim të rinjtë me përvojën

Share Button

Volejboll-Femra-Barleti-Volej-Kampione-2016-Braho-trofeu-lart

Gjergj Vyshka 29.04.2016 18:05

Kapitenia e Barletit Volejit, Enkelejda Braho, nuk e ka fshehur se skuadra që luan është më e mira e volejbollit shqiptar. E kjo jo vetëm për shkak të cilësisë në lojë, por dhe për moshën e re që disponon si grup krahasuar me rivalin që kishte përballë në finale, Tiranën. “Ne rikonfirmohemi për të tretën herë radhazi si “kampione” të Shqipërisë, – ka thënë ajo. – Por jo vetëm “kampion”. Këto tre sezone sportive ne kemi fituar gjithçka, çdo trofe të vënë në dispozicion nga Federata Shqiptare e Volejbollit është marrë nga skuadra jonë.

E në të tilla kushte padiskutim që ne jemi më të mirët, pasi rezultatet flasin vetë”, thotë Braho, që më pas ka deklaruar se Tirana ishte një rival i denjë në këtë finale për titull “kampion”. “Ka qenë kundërshtar i denjë sepse ka pas lojtare shumë të mira në formacion, lojtare me përvojë, – ka vijuar volejbollistja e universitareve. – Por kjo nuk ndikon shumë. Me të vërtetë që ato janë lojtare me përvojë, por nuk duhet të harrojmë faktin se ne brezi i ri vijmë gjithmonë në rritje. Kemi bërë një ndeshje të parë finale shumë të bukur që e kemi fituar 3-1.

“Po kështu, kemi bërë, një ndeshje të dytë spektakolare do të thosha në kthim, – ka kujtuar Braho. – Nga 0-2, e përmbysëm në 3-2. Kështu që Tirana ishte sadopak e dorëzuar, por prapë ato luftuan për të arritur për të kapur një ndeshje. Ne nuk ua lejuam dhe fituam me rezultatin e pastër 3-0”. E ardhmja me Barletin Volej, apo jo? Kjo ishte pyetja për kapitenen Braho, e cila i është përgjigjur: “Uroj të jem me të njëjtën fanellë, sepse nuk ka arsye të ndryshoj përderisa nga ana e presidentit jemi të kënaqur me të gjitha sponsorizimet.”

“Por që sapo ka mbaruar kampionati dhe duhet t’i gëzohemi titullit”, – ka theksuar kapitenia e Barleti Volejit. E nuk duket se do të ketë shumë kohë pushimi për Brahon e shoqet e saj, sepse menjëherë nisin përgatitjet për Ligën e Evropës. Ndaj dhe Braho duke e mbyllur thotë: “Tashmë presim grumbullimin dhe çfarë do të na komunikojnë trajnerët”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh