Gjergj Vyshka 16.05.2016 13:45
Volejbollistja e Tiranës: “Kam qenë shumë e zhgënjyer që edhe duke luajtur në Kosovë asnjëherë nuk jam thirrur në kombëtare. Megjithatë e theksoj se ky ndërrim i ka bërë mirë kësaj përfaqësueseje.” Polonia, Bjellorusia dhe Sllovakia do të jenë kundërshtarët tanë në Ligën e Evropës, nga data 3, deri më 5 qershor 2016 në tokën polake dhe nga data 17, deri më 19 qershor 2016 në “Ramazan Njala” të Durrësit.
Për Bllokun janë të gjitha kundërshtare të vështira. “E megjithatë ne do të mundohemi të japim maksimumin tonë të mundshëm, por që dihet tashmë diferencat tona me kundërshtarët”, – ka pohuar volejbollistja kuqezi. Por, a pengon apo jo zhvillimi i ndeshjeve në Durrës në kohën që është duke u zhvilluar Kampionati Evropian i Futbollit në Francë?
Kësaj pyetjeje Blloku do t’i përgjigjej: “Është normale që po do ta kemi mbështetjen e tifozëve kuqezi dhe ku ka gjë më të bukur se të kesh përreth njerëzit që mbështesin sportin e volejbollit e aq më tepër ngjyrat e kombëtares. Ata që duan të na mbështesin do ta bëjnë gjithmonë dhe besoj që s’do të ketë asnjë arsye për t’i ndaluar që të vijnë në ndeshjet tona.”