Gjergj Vyshka 23.04.2016 15:25
Pas meshkujve, që kanë luajtur enjten në mbrëmje aktin e parë të finales së “play-off”-it për titullin “kampion”, mbrëmë është luajtur edhe takimi i parë finales së Kampionatit Kombëtar i Volejbollit për Femra. Siç dihet, ky duel final ka vënë përballë njëra-tjetrës dy skuadrat që kanë rivalizuar në parket gjatë këtyre vitet e fundit, Barleti Volejin dhe Tiranën.
Dhe sfida e parë, që u luajt në sallën qendrore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet dhe u fitua nga “vendaset” me rezultatin 3-1. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes ishte Braho e Barleti Volejit me 16 pikë, e ndjekur nga Bici e Barleti Volejit me 15 pikë, si dhe Paloka (Shkurti) 13 pikë. Në bllok ka dalë fituese Bici e Barleti Volejit me 6 mure fituese e pasuar nga Nezaj e Tiranës me 5 të tilla.
Në shërbim është dalluar Braho e Barleti Volejit me katër të sakta pasuar nga Bici me tre, si dhe Pirra e Tiranës me dy të tilla. Në total në katër sete Barleti Voleji realizoi 92 pikë prej të cilave 72 pikë vetë, kurse 20 pikë kanë ardhur nga gabimet e Tiranës. Në krahun tjetër në katër sete në total Tirana ka realizuar 70 pikë prej të cilave 53 pikë vetë, kurse 17 pikë kanë ardhur nga gabimet e Barleti Voleji.
E tashmë sfida rikthehet të hënën në ora 18:00 në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet.
Barleti Volej – Tirana 3-1 (1-0)
(25-9, 23-25, 25-21, 25-21)
Barleti Volej: Bici, Fagu (L), Xheka, Braho, Thaka, Xhixha, M. Tuci / Xhelilaj, Picaku, Hasku. Trajner: H. Gurabardhi
Tirana: Paloka (Shkurti), Sejfullai (L), E. Tuci, Blloku, Nezaj, Pira, Hoxha / Lasku (Kadriu), E. Meta. Trajner: A. Gorenxa
Gjyqtarë: Ko. Gjoka, E. Dusha (Tiranë)
Ndihmës: G. Zuna, T. Kacadei (Durrës), L. Nurçe, E. Braho (Tiranë)