AlbanianSport.com 23.10.2016 14:35
Barleti Volej, kryesues i kampionatit të volejbollit për femra, dje ka bërë thjesht një shëtitje deri në Korçë dhe më pas është kthyer në Tiranë me tre pikë më shumë se të merituara dhe të lehta përballë Skënderbeut. Një ndeshje që nuk ka dhuruar shumë emocione, pasi ka pasur protagoniste vetëm miket në parket, ndërkohë që gjithçka është mbyllur brenda 60 minutave.
Barleti Volej dje, pavarësisht se në protokoll kishte emrin e Hasan Gurabardhit, ka pasur në drejtim Edlira Huqin. Por mungesa e trajnerit as që ka ndikuar në rezultat, teksa të tre setet e ndeshjes kanë qenë fotokopje të njëri-tjetrit. Qysh në nisje, miket kryesojnë bindshëm dhe kryesojnë me pikë vazhdimisht 3-7, 6-11, 11-22 dhe seti i parë mbyllet me rezultatin 16-25.
Seti i dytë ka qenë më i lehtë pasi kryesimi në pikë është më i madh. 2-8 dhe më pas 7-16 kanë qenë dy momente që flasin për shkëputjen e Barleti Volejit, ndërkohë që ky set i dytë mbyllet 13-25, po për kryeqytetaset. Seti i tretë dhe i fundit i takimit ka qenë thuajse kopje e të parit, pa asnjë emocion për Skënderbeun, që e mbyll edhe këtë set 15-25 dhe krejt ndeshjen 0-3 në favor të Barleti Volej.
Skënderbeu – Barleti Volej 0-3
(16-25, 13-25, 15-25)
Skënderbeu: Dallas, Grabocka, Beshiri, Potomi, Mujo, Demiraj, Busho (L) / Shahu, Nastas, Jatagani, Xhevat. Trajnere: T. Marash
Barleti Volej: Xheka, Braho, Hasku, Brati, Çelaj, Tuci, Fagu (L) / Xhelilaj, Neli. Trajner: H. Gurabardhi
Gjyqtarë: E. Dusha, A. Shehu (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 4-t:
(22 tetor 2016)
Vllaznia – Partizani 3-2
Tirana – Lushnja 3-1
Skënderbeu – Barleti Volej 0-3
Teuta – Elbasani 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 4 4 0 12-0 12
- Teuta 4 4 0 12-2 11
- Vllaznia 4 3 1 9-8 7
- Partizani 4 2 2 8-7 7
- Tirana 4 2 2 8-7 7
- Skënderbeu 4 1 3 5-10 4
- Lushnja 4 0 4 3-12 0
- Elbasani 4 0 4 1-12 0