Gjergj Vyshka 23.04.2016 08:45
Për t’u habitur, por seti i parë i djeshëm ka qenë ndër më të dobëtit e Tiranës në këtë sezon. Vetë përfundimi i këtij seti, që edhe për Gurabardhin ka qenë më i miri i ekipit në këtë ndeshje, tregon për atë mefshtësi të papritur të bardhebluve. 9-25 dhe Tirana krijon përshtypje sikur po kthehet në një skuadër të rëndomtë. Por nuk ndodh kështu.
Shkurti merr përsipër skuadrën dhe bëhet nismëtare për ta shtyrë Tiranën të kërkojë përmbysjen. Dhe në pushimin e parë teknik të setit të dytë është Tirana në epërsi 7-8. Barleti Volej ka përmbysur me shumë vështirësi në 16-15. Madje në mënyrë të pakuptimtë Gurabardhi ka bërë dy zëvendësime me Xhelilajn dhe Picakun.
Gjë që, në fakt, nuk është se i kanë dhënë “dorë” kampioneve, teksa është përmbysur situata në 16-17. Ndaj Tirana nuk e humb toruan 17-19, 19-22 dhe në fund 22-25 për Tiranën. Seti i tretë ka gjithnjë në epërsi Barleti Volejin 8-6, 12-8, 16-10, 16-13, 18-13, 24-19 dhe 25-21.
Seti i katërt ka nisur me dëshirën e Tiranës për të përmbysur situatën dhe për ta çuar ndeshje në finale. 7-8, 11-14, 15-16. Por Barleti Volej reagon 18-18, 22-20 dhe dy pikët e fundit të setit kanë ardhur nëpërmjet bllokut të Bicit. 25-21 dhe 3-1 në ndeshjen e parë finale për Barleti Volejin.
Barleti Volej – Tirana 3-1 (1-0)
(25-9, 23-25, 25-21, 25-21)
Barleti Volej: Bici, Fagu (L), Xheka, Braho, Thaka, Xhixha, M. Tuci / Xhelilaj, Picaku, Hasku. Trajner: H. Gurabardhi
Tirana: Paloka (Shkurti), Sejfullai (L), E. Tuci, Blloku, Nezaj, Pira, Hoxha / Lasku (Kadriu), E. Meta. Trajner: A. Gorenxa
Gjyqtarë: Ko. Gjoka, E. Dusha (Tiranë)
Ndihmës: G. Zuna, T. Kacadei (Durrës), L. Nurçe, E. Braho (Tiranë)