Gjergj Vyshka 01.10.2015 14:35
Barleti Volej, kampionia e Shqipërisë në volejboll për femra, e ka humbur miqësoren e tretë në turneun turk. Ka pasur përballë Beshiktashin, që në setin e parë ka fituar me shifrat 25-19.
Në të dytin ka një kthesë të madhe të skuadrës së Hasan Gurabardhit, që e ka fituar setin 14-25. Mandej me gjithë dëshirën e mirë të volejbollisteve tona për të bërë surprizën, Beshiktashi i ka fituar setet 20-25 dhe 21-25 dhe në fund 3-1.
Barleti Volej kthehet sot në Tiranë. “Kemi luajtur një tjetër ndeshje të mirë, – ka deklaruar trajneri i universitareve. – Na është dëmtuar organizatorja Xheka, e cila ka pasur një ndrydhje të kaviljes.”
“Por falë mjekes turke, themi se dëmtimi nuk është i rëndë. Nuk kemi pasur organizatore të dytë dhe ka luajtur Xhixha. Prapëseprapë, skuadra luajti mirë dhe turneu turk na shërbeu”, ka përfunduar trajneri Gurabardhi.