Gjergj Vyshka 08.11.2016 11:35
Barleti Volej ka nxjerrë “fishek” Flamurtarin, ndërsa trajneri i kampioneve në fuqi Hasan Gurabardhi ka aktivizuar krejtësisht të rejat. Sepse nuk ka pasur nevojë për lojtaret titullare.
Dhe Hasku, Xhelilaj, Picaku etj e kanë bërë mirë detyrën e tyre. Një ndeshje që nuk ka nevojë për komente, sepse në totalin 75-23 shihet dhe dominimi i plotë i Barleti Volejit ndaj Flamurtarit të trajnerit Todi Driza.
Fitorja e dytë sezonale, ndërsa trajneri Gurabardhi ndihet i kënaqur me vajzat e tij.
Barleti Volej – Flamurtari 3-0
(25-7, 25-7, 25-9)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e dytë
(7 nëntor 2015)
Barleti Volej – Flamurtari 3-0
Teuta – Tirana 0-3
Vllaznia – Skënderbeu 2-3
Elbasani – Partizani 1-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 2 2 0 6-0 6
- Tirana 2 2 0 6-0 6
- Partizani 2 2 0 6-1 6
- Skënderbeu 2 2 0 6-2 5
- Vllaznia 2 0 2 2-6 1
- Elbasani 2 0 2 1-6 0
- Flamurtari 2 0 2 0-6 0
- Teuta 2 0 2 0-6 0