AlbanianSport.com 13/02/2019 18:00
ASNN – Federata Shqiptare e Volejbollit ka caktuar datat dhe oraret e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj e femra. Ka një veçanti që lidhet me vendin e zhvillimit të ndeshjeve, pasi është përcaktuar Salla Sportive “Feti Borova” pranë “Parkut Olimpik” të Tiranës për të pritur të gjitha ndeshjet e Kupës në këtë fazë.
Duelet e femrave do të luhen më 1 mars 2019, kurse ato të meshkujve më 2 mars 2019. Kurse finalet, si për femra dhe për meshkuj do të luhen më 3 mars 2019. Natyrisht, pritet një emocion i madh dhe rivalitet i spikatur në të dy gjinitë, pasi Kupa është trofe i rëndësishëm sezonal dhe skuadrat do të bëjnë përpjekje për ta nisur mbarë sezonin me një kupë në duar.
Të 4 ekipet, si tek femrat dhe tek meshkujt e duan këtë trofe, por duket qartë se rivaliteti më i madh do të jetë tek vajzat. Mirdita dhe Barleti Volej duken për momentin skuadrat favorite, por nuk qëndrojnë pas Tirana dhe Partizani, të cilat kanë staturën e duhur për të konkurruar deri në fund. Sa i takon meshkujve, gjysmëfinalja Erzeni-Vllaznia do të çojë vetëm njërën në finale dhe skuadra fituese e këtij çifti shihet favorite për kupën.
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Gjysmëfinalet:
(1 mars 2019)
Mirdita – Tirana (16:00)
Barleti Volej – Partizani (18:30)
(3 mars 2019)
Finalja (16:00)
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Meshkuj
Gjysmëfinalet:
(2 mars 2019)
Partizani – Tirana (16:00)
Erzeni – Vllaznia (18:30)
(3 mars 2019)
Finalja (18:30)