Gjergj Vyshka 26.02.2017 11:15
Farka Volej e bën mirë “provën gjenerale” me Vllazninë në kampionat, ndërsa pas 4 ditësh do të përballet përsëri në sallë kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, këtë herë për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Vllaznia e Mark Krroqit ka pasur si përforcim Anton Qafarenën, i kthyer nga gjermanët e TV Buhl, që duket se do të jetë një forcë e shtuar për të kuqeblutë. E kjo krahas Nikolin Qafarenës, Çekinit, Gjoklajt, Xhorxheviçit, Rrashketës, apo dhe lojtarëve të shndërruar në “libero” Miloti e Jukni.
Duke mbetur tek loja, Farka Volej ka fituar në pikët e fundit në setin e parë, 25-23. E mandej Vllaznia ka fituar në pikët shtesë në setin e dytë, 31-29. Por Farka Volej e trajnerit Dritan Bardhit nuk lëshon më.
Ajo merr dy sete radhazi, 25-18 dhe 25-22 dhe fiton 3-1 duke “çimentuar” vendin e dytë në renditje, kurse Vllaznia me këtë humbje, e 3-ta radhazi në fazën e dytë, vështirëson objektivat e veta për të qenë në “play-off”-in për titullin “kampion”.
Farka Volej – Vllaznia 3-1
(25-23, 29-31, 25-18, 25-22)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 13-të
(25-26 shkurt 2017)
Të shtunën:
Tirana – Erzeni 3-1
Teuta – Skënderbeu 3-0
Partizani – Elbasani 3-0
Të dielën:
Farka Volej – Vllaznia 3-1
(Drejtpërdrejt në RTSH Sport)
Studenti Pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 12 12 0 36-3 36
- Farka Volej 12 10 2 32-11 30
- Studenti 11 8 3 24-16 22
- Tirana 12 7 5 25-18 21
- Vllaznia 11 5 6 22-20 17
- Erzeni 11 5 6 22-20 16
- Skënderbeu 12 2 10 6-32 6
- Teuta 12 2 10 9-32 5
- Elbasani 11 1 10 7-32 3