AlbanianSport.com 14/05/2019 22:00
ASNN – Skuadra e shqiptares, Novara, mundet në 3 takime në finalen e titullit me Imokon. Volejbollistja shqiptare, Erblira Bici, është shpallur nënkampione e Italisë me skuadrën e saj, Novarën, e cila është mundur në 3 takime në finale me Imoko Koneljanon. Kjo e fundit i ka rrëmbyer titullin “kampion”, por skuadra e kapitenes kuqezi, e ka mposhtur më herët në finalen e Kupës së Italisë, ndërsa ka rastin më 18 maj të hakmerret, kur të dyja skuadrat të përballen me njëra-tjetrën në një takim të vetëm për kurorën e më të mirës së kontinentit, Ligës së Kampioneve.
Niveli më i lartë i Kampionatit Italian të Volejbollit të Femra, Seria A1, ka ulur të hënën siparin e këtij sezoni dhe shqiptarja Erblira Bici është shpallur nënkampione e Italisë me skuadrën e saj, Novarën, e cila është mundur në 3 takime në finale me Imoko Koneljanon. Në fakt, ka rezultuar zhgënjyes ky “play-off” final për skuadrën e volejbollistes kuqezi, pasi dy takimet i para, një në fushë të vet dhe një në fushë të huaj, i humbi me 3 sete.
Ndonëse Novara ka reaguar në ndeshjen e 3-të, të zhvilluar të hënën, duke e çuar takimin në setin e 5-të, ka qenë skuadra vendase ajo që triumfuar në fund në betejën e nervave dhe e ka fituar atë 15-13 dhe, bashkë me të edhe takimi 3-2 dhe trofeun e kampiones së Italisë. Përtej këtij zhgënjimi, ky ka qenë një sezon historik për lojtaren 1 m e 86 cm të lartë, e cila, ndonëse nuk ka patur hapësirën që do të dëshironte, ka spikatur sa herë i është dhënë mundësia.
Në një ekip ku, po të merret si njësi matëse Botërori i vitit të shkuar në Japoni, militon një kampione bote, disa nënkampione bote, disa lojtare që në Tokio zunë vendin e 3-të, të 4-t apo të 5-të me përfaqësueset e tyre, apo ku militojnë edhe kampione olimpike dhe legjenda të rrjetës italiane të femrave, Bici është shpallur dy herë lojtarja më e mirë e ndeshjes gjatë kampionatit, ndërsa ka qenë vendimtare edhe një numër ndeshjesh të tjera.
Po kështu, ajo ka dhënë kontributin e saj edhe në fushën e suksesshme të skuadrës së saj në Ligën e Kampioneve të Evropës, ku Novara do të përballa do të përballet sërish me Imoko Koneljanon. Kjo e fundit i ka rrëmbyer titullin “kampion”, por skuadra e kapitenes kuqezi, e ka mposhtur më herët në finalen e Kupës së Italisë, ndërsa ka rastin më 18 maj të hakmerret, kur të dyja skuadrat të përballen me njëra-tjetrën në një takim të vetëm për kurorën e më të mirës së kontinentit, Ligës së Kampioneve.