Gjergj Vyshka 23.04.2016 20:25
Dritan Çuko është drejtori teknik i kombëtares së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Dhe si i tillë ka kërkuar që përfaqësuesja kuqezi të ketë frymë evropiane.
“Vlerësoj angazhimin e të gjithëve për të bërë më të mirën me këtë përfaqësuese”, – ka thënë ish-volejbollisti.
“Rezultatet kuptohet që nuk do të vijnë direkt, por ne kemi një projekt afatgjatë për një kombëtare ndryshe”, – ka shtuar ai.
“Vihet re shkëputja e gjatë e kombëtares nga arena ndërkombëtare, por me punë dhe stërvitje arrihet gjithçka”, – ka përfunduar drejtori teknik i kombëtares, Dritan Çuko.