Volejboll / 3 ekipe shtesë, sëkëlldiset Vllaznia & Kroqi: Bie cilësia!

Share Button

Volejboll-Pellumbi-Tarja-Krroqi-Brari-Vokopola-Poloni-2016

Gjergj Vyshka10.08.2016 12:30

Shefi i klubit shumësportësh kuqeblu: “Nuk flas si trajner i Vllaznisë, por shoh se vazhdon të shkelet procedura ligjore duke injoruar Asamblenë e Federatës Shqiptare të Volejbollit”. Partizani, Erzeni dhe Iliria e Fushë-Krujës do të jenë tre skuadrat që do t’i shtohen volejbollit të meshkujve në kampionatin e sezonit 2016-2017. Por ka edhe kundërshtime, që vijnë më së shumti nga drejtuesi i klubit shumësportësh Vllaznia, Mark Kroqi, që ka vendosur të bëjë opozitarin ndaj drejtuesve të Federatës Shqiptare të Volejbollit.

Sipas tij, megallomania dhe injorimi i Asamblesë është tipar dallues i drejtuesve të Federatës Shqiptare të Volejbollit. “Përmes mediave, – thotë Kroqi, – jemi njohur për ndryshimin e skemës së volejbollit për meshkuj. Personalisht jam për rritjen e cilësisë sportive të skuadrave në volejboll dhe jo për masivizimin në kurriz të cilësisë. Flitet se struktura organizative e kampionatit të sivjetëm kombëtar të volejbollit meshkuj do të ndryshojë me shtimin e paralajmëruar të tre skuadrave. Nuk e kuptoj mbi ç’bazë bëhet ky riformatim strukturor.”

“Mbi ç’kriter apo pjesëmarrje në veprimtaritë zyrtare është bërë përzgjedhja e këtyre ekipeve, a e kanë menduar mirë përfshirjen e këtyre ekipeve direkt në kampionat kur CV-ja e tyre nuk njihet? –  ka vijuar ai. – A e ka menduar mirë Federata Shqiptare e Volejbollit një iniciativë të tillë pasi mund të krijohet një precedent nga i cili mund të përfitojë një dhe të prishen tre skuadra? Në fund të fundit a ka ndonjë vendim zyrtar për këtë problem shumë të rëndësishëm, apo vazhdohet me megallomaninë e drejtuesve të fortë që nuk pyet për asnjë?”

“A ka menduar Federata Shqiptare e Volejbollit se çfarë do të bëjë nëse nuk ia miraton Asambleja një nismë të tillë, apo dhe kjo kryesi, si ajo e mëparshmja, do të vazhdojë të pyesë Asamblenë edhe kur me ligj e me statut kërkohet miratimi nga ana e saj dhe jo injorimi i vazhdueshëm”, – ka përfunduar Shefi i Klubit Shumësportësh “Vllaznia”, Mark Kroqi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh