Gjergj Vyshka 23.03.2016 14:25
Federata Shqiptare e Volejbollit, ashtu sikurse ka paralajmëruar dhe rreth dy javë më parë, 25-27 mars do të organizojë një seminar ndërkombëtar për gjyqtarët e saj, që do të ketë edhe mbështetjen e Federatës së Volejbollit të Turqisë.
Për këtë arsye, të paktën edhe sipas Presidentit Erlind Pëllumbi dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Albens Vokopola, gara e kampionatit nuk do të zhvillohet të shtunën ashtu sikurse ka qenë e parashikuar në kalendar.
“Mjedisi i zhvillimit të seminarit do të jetë hotel Doro City, të shtunën teoria dhe të dielën praktika”, – ka sqaruar Vokopola, ndërsa tashmë seminari ndërkombëtar për gjyqtarët e rrjetës shqiptare është kthyer në qendër të vëmendjes.