AlbanianSport.com 04.08.2015 20:55
ASNN – Shkon në tre numri i futbollistëve nga Kosova te Vllaznia. Pas Berat Ahmetit dhe Adnan Haxhajt, është mbrojtësi Lorik Arifi, i cili ka firmosur me skuadrën e trajnerit Luan Zmijani.
Është trajneri kosovar Ilir Sopi, ai i cili ndërmjetësoi në këtë kalim dhe e komentoi kështu lajmin: “Loriku ka firmosur kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër”.
“Shpresoj se do të këtë shumë suksese te Vllaznia, ekip i cili njihet për zhvillimin e futbollistëve të rinj”, – ka shtuar Ilir Sopi. Edicionin e fundit, Arifi luajti me Trepçën. Ai ishte në provë për disa javë të Vllaznia.