Trajneri kuqeblu njihet në publik për karakteristikat e tij të shtrënguara në ato që kërkon tek futbollistët. Ndaj edhe për rastin konkret, duke konstatuar që me të dhënat dhe lojës që reflektonin në fushën futbollistët në fjalë, nuk ka hezituar të nxjerrë menjëherë konkluzionin e tij për t’i kthyer nga kishin ardhur.
Sipas tij koha që e ndan nga starti i pjesës tjetër të sezonit është shumë e shkurtër dhe për këtë Vllaznia nuk ka kohë për të bërë eksperimente me futbollistë që nuk bindin. Ndaj, në një farë mënyre, edhe të tjerë që pritet të vijnë, nëse nuk i kanë parametrat e duhur optimalë për t’iu përgjigjur asaj që kërkon Vllaznia në fushën e lojës, mund të kenë të njëjtin fat.
Megjithatë, përkundër të huajve që sillen me bujë nga menaxherët e tyre, duket se më aktualët për skuadrën kuqeblu pritet të jenë futbollistët e kontingjentit të Kategorisë Superiore shqiptare. Mes tyre ditët e fundit po lakohen kryesisht edhe futbollistë shkodranë që luajnë tek Partizani e Laçi, si Tafili, Gocaj, apo edhe Kruja.