AlbanianSport.com 17.12.2015 08:45
ASNN – Edhe meshkujt kanë luajtur dje ndeshjet e dyta në grupe të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë dhe Vllaznia është e kualifikuara e parë nga i ashtuquajturi “grup i hekurt”, pasi ka mundur në 5 sete kampionen në fuqi, por edhe fituesen në fuqi të këtij trofeu, Studentin.
Pas pesë seteve dhe dy orë lojë në një mjedis krejtësisht të papërshtatshëm, në një temperaturë që varionte 4-5 gradë Celsius, shkodranët kanë arritur të marrin fitoren e dytë. Ndeshja e sotme midis Farka Volejit dhe Studentit, ndaj “shapin” nga “sheqeri” për skuadrën e dytë gjysmëfinaliste.
Ky takim i fundit i grupit A është njëkohësisht edhe përsëritja e finales së vjetshme të Kupës së Shqipërisë, çka nënkupton se njëra prej këtyre dy skuadrave nuk do të arrijë dot në gjysmëfinale këtë sezon. Në grupin B, Tirana ka mundur Teutën 3-1 me sete në një ndeshje të bukur mbrëmjen e djeshme.
Duhet thënë se gjatë setit të dytë, në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”, ikin edhe dritat për afro 15 minuta dhe loja ndërpritet. Pas ardhjes së tyre rifillon më pas loja, e cila ka përfunduar normalisht. Në takimin tjetër të këtij grupi, Skënderbeu ka mundur Elbasanin pastër, 3-0.
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Meshkuj
Kalendari i fazës çerekfinale
Grupi A
(“Asllan Rusi” – Tiranë)
Të martën:
Vllaznia – Farka Volej 3-0
Studenti pushim
Të mërkurën:
Studenti – Vllaznia 2-3
Farka Volej pushim
Të enjten:
Farka Volej – Studenti ora 19:00
Vllaznia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Vllaznia 2 2 0 6-2 5
- Studenti 2 0 2 2-3 1
- Farka Voleji 1 0 1 0-3 0
Grupi B
(“Tomor Sinani” – Elbasan)
Të martën:
Teuta – Elbasani 0-3
Tirana – Skënderbeu 3-0
Të mërkurën:
Skënderbeu – Elbasani 3-0
Tirana – Teuta 3-1
Të enjten:
Teuta – Skënderbeu ora 16:00
Elbasani – Tirana ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 2 2 0 6-1 6
- Teuta 2 1 1 4-3 3
- Skënderbeu 2 1 1 3-3 3
- Elbasani 2 0 2 0-6 0