Vllaznia / Stefan Cicmil, një “mëkatar” & një “shenjt” për të dashurën Jovana

Share Button

Stefan-Cicmil-Jovana

Gaspër Marku 17.03.2016 13:25

Mbrojtësi malazezi i shkodranëve, me “oreks” për të shënuar përsëri: “Ne shkojmë për fitore në “Adush Muça” e nëse do të shënoj në Ballsh golat do të jenë dedikim për të dashurën time Jovana nga Podgorica”. Të gjithë ato që kanë qenë të pranishëm në tribunën VIP të stadiumit “Reshit Rusit” e kanë dalluar mjaft mirë që mbrojtësi malazez i Vllaznisë, Stefan Cicmil, në momentin e shënimit të golit të barazimit ndaj Tiranës, të dielën e kaluar, ka nxituar të shkojë poshtë tribunës.

Ai i ka dërguar të dashurës së tij, Jovana nga Podgorica, një të puthur në distance. Për sportdashësit shkodranë dhe sidomos ato që kanë rastin të sistemohen në vendet VIP të “Reshit Rusit”, bjondja simpatike nga Podgorica, Jovana, është bërë tashmë si e shtëpisë. Ajo është se shoqëruar si zakonisht nga babai i mbrojtësit malazez Cicmil, Todor Cicmil, por në të njëjtën kohë edhe nga babai i malazezit tjetër kuqeblu, portierit Dragojeviç, Brajan Dragojeviç.

Sepse ata nuk mungojnë në asnjë ndeshje të Vllaznisë. Madje për hir të së vërtetës duhet pranuar se kjo treshe është parë të jetë prezente edhe në të gjitha ndeshjet që Vllaznia ka luajtur fillimisht si pritëse në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës. Megjithatë duke iu referuar ndeshjes së kaluar, Vllaznia-Tirana, fillimi nuk ka qenë aspak i mirë për mbrojtësin malazez, pasi në të pestën minutë në tentativë për ta larguar topin nga zona e dërgoi atë në rrjetën e bashkëkombasit të tij, Dragojeviç.

Dhe përpos dëshpërimit të Cicmil në fushën e lojës, ai moment ka prekur thellë edhe Jovanën në tribunën VIP, në sytë e së cilës nuk kanë vonuar të dalin edhe lotët e keqardhjes që fatmirësisht nuk zgjaten shumë. Vetëm 6 minuta më pas i dashuri i saj do të shënonte përsëri, por këtë radhë në portën kundërshtare. Kështu që përpos shlyerjes së gabimit përpara skuadrës dhe tifozëve, ai i riktheu buzëqeshjen edhe të dashurës së tij.

Dhe pas dy golave të tjerë të Shtubinës dhe Kalasë, të gjithë patën mundësi për të festuar fitoren ndaj bardhebluve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh