AlbanianSport.com 14/04/2021 17:55
ASNN – Shkodranët dhe korçarët janë përballur së fundmi me njëri-tjetrin në një finale Kupe, në vitin 1965, ku triumfonte Vllaznia, me rezultatin 1-0. Vllaznia arriti të triumfonte me rezultatin 1-0 ndaj Laçit në gjysmënfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke siguruar një biletë për në finale, ku do të përballet me Skënderbeun. Shkodranët rikthehen në finalen e kësaj veprimtarie pas 11 vitesh, kohë kur Shpëtim Duro i mposhte shkodranët në drejtimin e Besës.
Ndërsa për Skënderbeun, ky është një kthim pas 3 sezonesh, ndërsa shkodranët dhe korçarët janë përballur së fundmi me njëri-tjetrin në një finale Kupe, në vitin 1965, ku triumfonte Vllaznia, me rezultatin 1-0. Ishte vlonjati Ardit Hoxhaj, heroi i kësaj sfidë të së mërkurës, i cili në minutën e 21-të, goditi saktë me kokë, duke i dhuruar një fitore të artë skuadrës shkodrane. Kuqeblutë u paraqitën më mirë të mërkurën kundër Laçit, që e mposhtin për herë të parë këtë sezon.
Një triumf me shumë vlera, që u vendos nga një gol i shënuar në pjesën e parë nga sulmuesi Ardit Hoxhaj. Vlonjati i befasoi kurbinasit me një goditje me kokë. Viktor Da Silva kishte mundësinë të shënonte edhe golin e dytë për shkodranët, por gaboi. Laçi rrezikoi në një moment me Xhixhën, i cili me kokë e çoi topin jashtë. Ardit Hoxhaj kishte edhe një tjetër mundësi goli për Vllazninë, që pas 5 minutave shtesë festoi kualifikimin në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Nuk mungoi tensioni në fundin e ndeshjes, teksa lojtarët u përplasën me njëri-tjetrin. Mbrojtësi i Laçit, Obanor, u ndëshkua me karton të kuq, për goditje ndaj kundërshtarit. Shkodranët dhe korçarët janë përballur së fundmi me njëri-tjetrin në një finale Kupe, në vitin 1965, ku triumfonte Vllaznia, me rezultatin 1-0.
Kupa e Shqipërisë
Gjysmëfinalet:
Teuta – Skënderbeu 0-2
Shënues: Meksi 2′, Berisha 44′
Vllaznuia – Laçi 1-0
Shënues: Hoxhaj 22’