ASNN – Minutat e fundit stërvitore anti-Bylis, të zhvilluara dje në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”, kanë përcaktuar edhe verdiktet përfundimtare në lidhje me emrat që do të jenë të gatshëm për trajnerin Armando Cungu. Është një ndeshje, e cila do të luhet në ora 17:00 në stadiumin “Reshit Rusi”.
Dy kanë qenë të veçantat e kësaj seance. E para kishte të bënte mosgatishmërinë e kapitenit të skuadrës Ndriçim Shtubina, i cili, edhe pse stafi mjekësor gjatë dy ditëve të fundit ka bërë të gjitha përpjekjet për ta rikuperuar plotësisht, nuk ka mundur të jetë i gatshëm për kuqeblutë.
Surpriza tjetër ka të bëjë me Ardenis Gurishten. Futbollisti, që pësoi një dëmtim shumë të rëndë në kokë ndeshjen e fazës së tretë ndaj Laçit, ka bërë hapa shumë të mëdha në rikuperimin e tij, aq sa tekniku Cungu ka vendosur që sot ta hedhë në fushë nga minuta e parë në të djathtë të mbrojtjes duke luajtur përkrah Cicmil, Vrapit dhe Markut.
Formacioni i mundshëm
Selimaj
Gurisha – Cicmil – Vrapi – Marku
Bardulla – Tafili – Krymi
Vecaj Kalaja
Dibra