Vllaznia / Shtubina: Fitorja, detyrë për të mos e ndërlikuar situatën

Share Button

Vllaznia-Skenderbeu-1-0-festim-2016

Gaspër Marku 03.03.2016 11:35

Kapiteni i kuqebluve ka thyer heshtjen e shtypit, ndërsa karikon skuadrën për të vazhduar rezultatet pozitive për mbijetesën në Superiore. Kishte javë të tëra që skuadra kuqeblu qëndronte paksa në heshtje për sa i përket komunikimit me medien. Ka qenë kështu edhe në javët kur ajo fitonte dhe barazonte me Skënderbeun dhe Partizanin, por edhe në javët e mëpasshme.

Nga sa është bërë e ditur nuk është se ka pasur diçka që nuk shkonte me mediat, por, në një farë mënyre, kështu e ka parë të arsyeshme trajneri Armando Cungu, sepse sipas idesë së tij lojtarët duhet të ishin të qetë. Megjithatë dje, me kërkesë edhe të vetë komunitetit të mediave, Cungu ka vendosur të prishë këtë heshtje me shtypin të futbollistëve duke vënë në dispozicion të gazetarëve kapitenin Ndriçim Shtubina.

 

– Nisi një vit i mirë për 2016-ën, por duket se rezultatet e fundit e kanë kthyer sërish gjendjen jo të duhur skuadrës shkodrane. Sa e kanë vështirësuar ecurinë e mëtejshme këto rezultatet e fundit?

– Duke parë tabelën e renditjes normal që është vërtetë situatë që nuk është e këndshme për Vllazninë dhe Shkodrën. Por, nga ana tjetër, duke parë gjërat në fushë nuk është se kanë shkuar edhe aq shumë keq. Këtu përjashtim bën vetëm ndeshja me Laçin, atje ku skuadra nuk ishte ajo e javëve më parë. Por ky grup ka forca dhe besoj që duhet të ndryshojë që këtë javë ndaj Kukësit.

 

– Duhet patjetër fitore ndaj Kukësit për ndryshimin e situatës?

– Opinioni jashtë pret fitore patjetër, por ne lojtarët nuk duhet të futemi me presionin që duhet të fitojmë patjetër pasi futbolli është lojë dhe duhet ditur se si të fitohet. Duhet të kesh anën taktike dhe atë psikologjike që ta fitojmë ndeshjen sa më lehtë.

 

– Keni deklaruar që një fitore me Kukësin është dedikim për Gurishtën, do t’ia arrini qëllimit?

– Po është një forcë më tepër për të fituar. Normal që Gurishta na trembi të themi të drejtën, sepse ne, edhe dy ditë prapa, sikur ishim të gjithë të plogësht. Por sporti vazhdon, jeta vazhdon, ne i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe normal që duhet ta fitojmë këtë ndeshje edhe për të.

 

– Edhe Kukësi vjen për tre pikë në Shkodër çka e ka deklaruar gjatë të gjithë javës në deklaratat mediatike…

– Normal që çdo skuadër vjen të bëjë lojën e vet, por unë kam besim që Vllaznia këtë radhë do të fitojë.

 

– Ju keni deklaruar shpeshherë që, për Vllazninë, nuk duhet diskutuar mbijetesa dhe u duk njëherë sikur u shmang lufta për mbijetesë por është rikthyer sërish. Keni frikë që skuadra mund të rrezikojë një gjë të tillë kaq seriozisht?

– Të them të drejtën kur shikon gazetat dhe dallon Vllazninë në atë gjendje të renditjes në tabelën e renditjes normal që frika është. Por unë kam besim dhe me forcën që ka skuadra Vllaznia do të dalin nga kjo situatë. Unë them që ne nuk duhet të rrezikojmë, por duhen marrë ndeshjet një e nga një dhe jo t’i lëshojmë ndeshjet. Duhet t’i marrim sa më shpejt pikët e duhura.

 

– Megjithatë për të fituar duhen shënuar gola, një problem jo i vogël që po has skuadra në ndeshjet e fundit, si do të zgjidhet në ndeshjet e ardhshme?

– Mungesa e sulmit normal që nuk është ajo që pritet tek Vllaznia, pothuajse të tre lojtarët që luajmë afër repartit të sulmit jemi lojtarë krahësh. Normal që kemi shënuar shumë pak, por ne duhet të bëjmë maksimumin që edhe me një gol ta fitojmë ndeshjen. E për këtë do të jemi të kënaqur.

 

– Vetë Shtubina është i kënaqur me formën sportive të tij?

– Nuk jam i kënaqur kurrë. Kam pasur një farë rritje në fakt duke u munduar të jap maksimumin, por duke përjashtuar ndeshjen e Laçit që nuk ishte ajo që pritej, duhet bërë analiza në vete dhe do të reflektoj ndeshjen tjetër.

 

– Kalendari rezervon katër ndeshje të vështira, është përgatitur skuadra për këto sfida?

– Ne i kemi marrë pikë ekipeve më të mira të kampionatit, siç është Partizani dhe Skënderbeu. Dhe për këtë ne besojmë tek forca e jonë dhe kam besim që skuadra do të dali mirë që të paktën të mos rrimë me gjendje psikologjike që jemi. Pasi, me të thënë të drejtën, Shkodra nuk e pranon këtë gjë.

 

– Në ekipin kundërshtar keni edhe dy shkodranë, si Hasani dhe Nika, si konsiderohen ata në fushën e lojës?

– Ne jemi mësuar tashmë, sepse pothuajse çdo ekip i Kategorisë Superiore ka futbollistë shkodranë dhe për këtë nuk është se na bën shumë përshtypje. Por Vllaznisë i duhet fitorja, duhet të shikojë punën e vetë çdo lojtarë dhe çdo skuadër.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh