Vllaznia shtang Partizanin, Barleti Volej & Mirdita kalojnë pa vështirësi

Share Button

AlbanianSport.com 09/03/2019 23:00

ASNN – Volejbolli i femrave u kthye në fundjavë me ndeshjet e javës së  11-të në Grupin A1, ku spikatën fitoret e skuadrave të mëdha e pretendente, por me një ndryshim të vetëm. Dhe ndryshimi vjen nga skuadra e Vllaznisë, e cila shtangu të shtunën në kryeqytet Partizanin me rezultatin 3-2. Ishte një ndeshje e fortë dhe me rivalitet, por në fund e fituan vajzat shkodrane, që e shtangën Partizanin e trajnerit Roland Tarja.

Që kjo ndeshje do të ishte e vështirë për Partizanin u pa që në setin e parë, i cili ishte shumë i luftuar. Edhe pse Partizani kryesoi 22-18 e më pas 23-19, Vllaznia përmbysi dhe e fitoi atë me shifrat 25-23. Partizani u “kthjellua” në dy setet në vijim dhe fitoi bindshëm me shifrat 25-15 dhe 25-17. Por shkodranet do të tregonin dhe një herë tjetër në setin e 4-t se nuk ishin rastësisht fituese, duke e mposhtur në këtë set rivalen e kuqe me shifrat 25-20.

U desh të luhej seti final për të përcaktuar fituesin dhe Vllaznia mundi Partizani me shifrat 15-11 dhe fitoi krejt ndeshjen me rezultatin 3-2, duke dhuruar një prej surprizave më të bukura të kësaj faze. Kjo disfatë ka bërë që Partizani të bjerë automatikisht në vend të katërt, pasi vendin e tretë ia merr Tirana, e cila fitoi dje pa probleme në Durrës, ndaj Teutës, me rezultatin 3-0. Ishin tre sete ku Tirana as e diskutoi fitoren , duke i fituar tre setet me shifrat 25-20, 25-7 dhe 25-19.

Një fitore të thellë e pa probleme korri edhe Barleti Volej, i cili mundi në fushë të huaj Lushnjën me rezultatin 3-0. Ishte si ndeshje stërvitore për skuadrën universitare, pasi kundërshtari nuk ka potencial teknik dhe ndodhet në vend të fundit me asnjë fitore në 11 ndeshje të luajtura. Diferencën midis dy skuadrave e tregojnë dhe shifrat e seteve të fituara nga Barleti 25-18, 25-5 dhe 25-16. Padyshim, një fitore dhe për Mirditën, e cila ruan vendin e parë sepse mundi në udhëtim Skënderbeun me rezultatin 3-1.

Ishte një ndeshje e bukur, pavarësisht epërsisë së Mirditës e cila ka në përbërje vajza cilësore dhe me përvojë dhe është një nga pretendentet për të fituar titullin. Mirdita e pati të lehtë vetëm në setin e parë, duke fituar 25-11, por më pas hasi vështirësi, sepse korçaret dhuruan lojë të bukur e rivalizuese. Seti i dytë u fitua nga Skënderbeu 25-23, ndërsa akoma më rivalizues ishte seti i 3-të, që u fitua nga Mirdita 27-25. Vajzat e skuadrës nga Rrësheni fituan dhe setin e 4-t 25-22 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1, duke ruajtur kreun e renditjes, kurse Skënderbeu mbetet në vend të 6-të.

 

Kampionati Kombëtar

i Volejbollit – Femra

 

Grupi A1

 

Java e 11-të

 

Të shtunën, 9 mars 2019:

 

Lushnja – Barleti Volej         0-3

(18-25, 5-25, 16-25)

Teuta – Tirana                       0-3

(20-25, 7-25, 19-25)

 

Skënderbeu – Mirdita           1-3

(11-25, 25-23, 25-27, 22-25)

 

Partizani – Vllaznia              2-3

(23-25, 25-15, 25-17, 20-25, 11-15)

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Mirdita            11        9            2        29-11              27
  2. Barleti Volej   11        8            3        30-14              25
  3. Tirana             11        8            3        27-11              24
  4. Partizani        11        8            3        27-15              23
  5. Vllaznia         11        4            7        16-26              11
  6. Skënderbeu  11        4            7        14-26              10
  7. Teuta              11        3            8        13-25              10
  8. Lushnja         11        0          11          4-33                2

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh