ASNN – Shtatë futbollistë të rinj kanë qënë pjesë e Vllaznisë në miqësoren që zhvilloi me Adën ditën e djeshme. Tre ishin të ardhur nga Ukraina, Antonio Grigorijerviç mesfushor dhe Spartak Nalçik dhe Vladimir Ordinski sulmues.
Për të vijuar me kosovarin që vjen nga futbolli gjerman Mërgim Neziri, shqiptarin e Ulqinit, Ronaldo Rudoviç, vlonjatin Dejvi Bregu, si dhe të riun me perspektivë dalë nga Akademia Vllaznia, Franko Jakova, i cili ka kaluar një përvojë pozitive edhe në Akademinë e Milanit në Itali.
Pasi i ka vëzhguar me shumë kujdes në të dy pjesët e lojës, duke qenë nën shoqërinë e dy kolegëve të tij më të afërt, Maxhar dhe Dani, si dhe drejtuesve të klubit Gjyrezi dhe Grima, trajneri ka nxjerrë konkluzionet për secilin lojtar që ishte në fushën e lojës. Pas këtij testimi, Cungu, i ka mbetur përsëri të gjithë në klasë të ardhurit: “Nuk bëjnë diferencën me shkodranët”.