Vllaznia / Shkodranët marrin lojtarin e përfaqësueses së Moldavisë

Share Button

AlbanianSport.com 13/01/2020 20:15

ASNN – Skuadra e Vllaznisë ka vijuar edhe të dielën procesin stërvitor duke zhvilluar seancën e radhës në fazën përgatitore dimëror që po zhvillon në Ohër. Ndërkohë, në orët e vona të mbrëmjes është bashkuar me ekipin në hotel “Belvedere” edhe sulmuesi Eugen Sidorenko.

Drejtuesit e klubit kanë arritur një marrëveshje paraprake me lojtarin e përfaqësueses së Moldavisë dhe në ditët në vijim pritet që ajo të konkretizohet me hedhjen e firmës në kontratë. Sakaq, në orën 11:00 të paradite, Sidorenko është bashkuar me ekipin në stërvitje, duke zhvilluar seancën e parë me kuqeblutë.

Ndërkaq, trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz ka mbetur përgjithësisht i kënaqur nga ajo çfarë ka paraqitur në përballjen miqësore ndaj Pogradecit, të fituar nga kuqeblutë me rezultatin 1-0.“Sa i përket Vllaznisë dhe asaj që shfaqëm në fushë, mund të them që mbeta i kënaqur”, – ka thënë ai.

“Përgatitja fizike është në nivelet e duhura dhe këtë dua ta veçoj, – ka vijuar trajneri. – Sa i përket lojës, natyrisht që është herët për të dalë në konkluzione. Vetë procesi ku jemi nuk të lë shumë hapësirë që të flas më shumë. Ne jemi aktivë në merkato dhe pres të vijë një sulmues që na duhet shumë.”

Numri një i stolit të kuqebluve foli edhe një herë për objektivat, ndërsa hapur e tha se ata janë në rritje. Jonuzi zbardhi edhe një herë planin e miqësoreve dhe pritshmëritë që ka për miqësoret e radhës që do të zhvillojnë. “Në miqësoret në vijim me Strugën dhe Bylisin, besoj se do të shihni në fushë një Vllazni, që do të luajë edhe më mirë”, – tha ai.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh