Vllaznia / Shkodranët gati për privatizim, “Loro Boriçi” mbetet i Bashkisë

Share Button

Marrë nga “Top Channel” 23.01.2017 13:45

Në pritje të fillimit të dy fazave të mbetura të Kategorisë Superiore, një ndër skuadrat e mëdha dhe me shumë probleme nën zë, duket të jetë Vllaznia e Shkodrës. Pa një merkato të denjë për emrin dhe pretendimet e saj, kjo skuadër mbetet ende në pritje të gjetjes një zgjidhje sa i përket privatizimit. Në një intervistë për “Top Channel”, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës njëkohësisht edhe presidentja e klubit, Voltana Ademi thekson se privatizimi është në rrugën e duhur edhe pse Bashkia po i përgjigjet denjësisht nivelit të Superiores.

“Ne kemi mbështetur klubin gjatë vitit 2016-të dhe në vazhdimësi në vitin 2017 duke alokuar nga financat e buxhetit të Bashkisë, – ka deklaruar kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, duke folur për televizionin në fjalë. – Në fakt e rëndojnë buxhetin e Bashkisë. Janë 62 milionë lekë. Është i vetmi klub në Shqipëri ku detyrimet shlyhen në kohë dhe sipas kontratës.” Bilancet e pambyllura prej disa vitesh, tashmë janë gati dhe kryebashkiakja shkodrane, Ademi, thotë se i janë paraqitur të interesuarve vendas dhe të huaj.

“Kam kontaktuar disa prej të interesuarve, – ka thënë ajo. – Përgjithësisht kanë qenë nga Shqipëria, por edhe të huaj. Shpresoj shumë që ankandi të jetë i vlefshëm dhe të ketë të interesuar për të investuar tek Vllaznia.” Edhe pse janë zhvilluar disa ndeshje ndërkombëtare dhe gjithçka është gati për Vllazninë, Ademi thotë se, në fakt, Stadiumi “Loro Boriçi” ende nuk ka përfunduar, në mbyllje të punimeve, ku janë parashikuar edhe palestrat e mundjes, peshëngritjes dhe sporteve të tjera, dhe Bashkia e Shkodrës do ta menaxhojë vetë.

“Jemi akoma në fazën e pritjes për të marrë të gjithë investimin e kryer dhe më pas Bashkia e Shkodrës ka marrë parasysh për ta menaxhuar me financat e veta. Ne jemi në gjendje për ta mbajtur. Kemi financat e duhura dhe mund ta menaxhojmë”, – ka përfunduar kryetarja e Bashkisë së Shkodrës dhe, njëkohësisht, edhe presidentja e klubit të Vllaznisë, Voltana Ademi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh