AlbanianSport.com 09.02.2015 17:55
ASNN – Edhe Kampionati Kombëtar i Futbollit për Grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve ka luajtur të shtunën dhe të dielën ndeshjet e javës së 20-të në Kategorinë Superiore, ku Vllaznia e ka thelluar kryesimin, pasi ka fituar 1-0 në kryeqytet ndaj Dinamos, dhe tashmë ka 53 pikë, 5 më tepër sesa Shkëndija e Tiranës, e cila ka luajtur një ndeshje më pak.
Në vendin e tretë mbetet Partizani, ka fituar 4-2 në Pogradec ndaj ekipit vendas. Të kuqtë kanë 45 pikë, 8 më tepër sesa Flamurtari. Ndërkaq, në fundjavë janë luajtur edhe takimet e të javës së 14-të në grupin A dhe të 13-të në Grupin B të Kategorisë së Parë A. Në këtë Kategori, spikat fakti se vetëm 2 nga 5 ndeshjet e grupit A dhe 2 nga 5 ndeshjet e grupit B janë luajtur.
Kjo vjen në faktin se Internacionali, Skampini e Veleçiku në grupin A janë përjashtuar nga kampionati për mosregjistrim, ashtu sikundër Tirana B, Bylis dhe Shkumbini janë pezulluar nga kampionati me vendim të Komisionit të Disiplinës në grupin B. Dhe kjo ka bërë që numri i ndeshjeve që kanë luajtur skuadrat të jetë i ndryshëm dhe që renditja të mos japë tablonë e plotë të gjendjes.
Kampionati Kombëtar i Futbollit për
Grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve
Kategoria Superiore
Java e 20-të
(7-9 mars 2015)
Olimpik – Skënderbeu 0-3
Pogradeci – Partizani 2-4
Vllaznimi – Elbasani 0-1
Teuta – Vlora 4-2
Flamurtari – Tirana 1-0
Besa – Laçi 2-0
Dinamo – Vllaznia 0-1
Shkëndija Tiranë – Shkëndija Durrës (sot)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 20 17 2 1 53-12 53
- Shkëndija Tiranë 19 16 0 3 45-14 48
- Partizani 20 14 3 3 55-14 45
- Flamurtari 20 11 4 5 27-21 37
- Teuta 20 9 5 6 31-29 32
- Olimpiku 20 8 1 11 34-39 25
- Tirana 20 6 6 8 21-21 24
- Skënderbeu 20 6 6 8 22-27 24
- Laçi 20 6 6 8 21-32 24
- Shkëndija Durrës 18 6 5 7 27-26 23
- Elbasani 20 5 8 7 22-23 23
- Vlora 20 6 2 12 22-30 20
- Besa 20 6 1 13 21-35 19
- Dinamo 20 5 3 12 16-37 18
- Pogradeci 19 4 5 10 15-31 17
- Vllaznimi 20 3 3 14 10-43 12
Kampionati Kombëtar i Futbollit për
Grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e 15-të
(8 mars 2015)
Kastrioti – Brian’s 1-1
Shkëndija B Tiranë – FC Termi 1-2
Skampini – Kukësi (nuk u zhvillua)
Veleçiku – Besëlidhja (nuk u zhvillua)
Porto – Internacional (nuk u zhvillua)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kukësi 11 7 2 2 21-7 23
- Brian’s 12 6 4 2 23-14 22
- Besëlidhja 11 7 1 3 22-13 22
- Shkëndija B Tiranë 11 6 0 5 21-15 18
- Porto 10 5 2 3 19-9 17
- FC Term 11 4 3 4 14-13 15
- Kastrioti 12 1 2 9 7-32 5
(Internacional, Skampini e Veleçiku janë përjashtuar nga kampionati për mosregjistrim)
Grupi B
Java e 14-të
(7-8 mars 2015)
AF Dinamo – Lushnja 2-0
Albpetrol – Tomori (nuk u zhvillua)
Apolonia – Luftëtari 1-1
Butrinti – Bylis (nuk u zhvillua)
Tirana B – Shkumbini (nuk u zhvillua)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Lushnja 10 7 1 2 27-6 22
- Luftëtari 11 6 3 2 24-14 18
- Apolonia 11 5 3 3 15-12 18
- AF Dinamo 10 5 2 3 24-12 17
- Tomori 10 5 2 4 12-7 17
- Butrinti 11 2 3 6 14-28 9
- Albpetroli 9 0 2 7 7-33 2
(Tirana B, Bylis dhe Shkumbini janë pezulluar nga kampionati me vendim të Komisionit të Disiplinës)