Vllaznia / Revolucioni “kuqblu” zë fill nga porta, Dragojeviç, drejt largimit

Share Button

Erind-Selimaj

Gaspër Marku 24.05.2016 09:35

Pikëpyetjet e vazhdimësisë, priten lëvizje tek kuqeblutë. Andrej Dragojeviç, edhe pse jo zyrtarisht, duket se do të jetë i larguari i parë i shkodranëve në merkaton e verës. Kështu, përpos trajnerit Armandi Cungu, dilemat më të shumta kanë të bëjnë me futbollistët aty ku pikërisht paralajmërohen se vërtetë do të ketë lëvizje. Një pjesë e atyre emrave që mund të lënë fanellën e Vllaznisë, për sezonin e ardhshëm futbollistik, kanë filluar të lakohen në opinionin sportiv, pjesë e të cilëve kryesisht mendohet të jenë nga kontingjenti i futbollistëve të huaj, apo edhe “jabanxhi”, kontrata e të cilëve përfundon në fund të majit.

Pa dashur të përmenden emra konkretë që mund të jenë në këtë listë, sepse ato pritet që shumë shpejt të bëhen publik zyrtarisht nga ana e drejtuesve të klubit Vllaznia, për njërin prej tyre duket kuotat për një gjë të tillë janë më të shumta. Bëhet fjalë për portierin malazez, Andrej Dragojeviç. Pozicioni i tij në marrëdhëniet me klubit ka filluar të lëkundet jo pak. Në një farë mënyre kjo është parë që kur ai humbi statusin e titullarit në skuadër, vendin e të cilit e zuri në ruajtjen e portës e ka zënë shkodrani Erind Selimaj.

Krahas kësaj, ajo që të bën të mendosh se një vendim të tillë për largimin e tij nga Vllaznia ka të bëjë edhe ajo që përpos vendit të titullarit, Dragojeviç nuk figuron fare as si portier rezerve, pasi në këtë rol është i riu Alen Sherri. Sidoqoftë, ajo që do të vendosë përfundimisht është periudha e fundit të këtij muaji, ku jo vetëm Dragojeviç, por edhe emra të tjetër do të bëhen publik zyrtarisht nga klubi kuqeblu. 39 pikë ka grumbulluar Vllaznia në 36 javë kampionati, të cilat kanë ardhur nga 11 fitore (e fundit 1-0 me Bylisin), 6 barazime dhe 19 humbje. Deri në fund ka qenë e rrezikuar për të rënë nga Kategoria Superiore.

6 gola kanë shënuar Çinari dhe Shtubina, të cilët janë shënuesit më të mirë të Vllaznisë në këtë kampionat, që pasohen nga Kalaja me katër gola, të fundin e ka shënuar ndaj ballshiotëve, dhe Sefa me dy gola

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh