AlbanianSport.com 27/12/2019 18:35
ASNN – Administratori Lici, drejtori sportiv, Fërat, dhe trajneri Jonuz projektojnë merkaton e janarit. Në takimin e fundit të 2019-ës, Vllaznia u mund minimalisht në kryeqytet përballë Partizanit vendas, në një ndeshje ku shkodranët patën ankesa të shumta sa i përket gjykimit. Ndërkaq, burime kanë sqaruar theksuar se do të jetë administratori Suat Lici, i cili, në vazhdën e takimeve që ka patur me drejtorin sportiv, turkun Fërat, por edhe me trajnerin Mirsad Jonuz, ai që do të hartojë strategjinë e merkatos së janarit dhe përforcimet që nevojiten apo largimet që mund të ndodhin.
Një vend i 7-të, me 23 pikë të marra në 17 javë, ku ka korrur 6 fitore, ka pësuar po aq humbje dhe ka marrë edhe 5 barazime, ndërsa thuajse në barazpeshë është edhe gjendja e golave, me 15 gola të shënuar dhe 14 të pësuar. Ky është bilanci në këtë fundvit për Vllazninë e futbollit dhe sikundër ndodh, nisin edhe spekulimet sa u përket ndryshime në gjysmën e dytë të sezonit. Natyrisht, qenia gjithnjë e më pranë postit të trajnerit të Moldavisë, pas dy ndeshjeve relativisht të kënaqshme në pozita të përkohshme, pati ngritur dyshime për të ardhmen e drejtorit sportiv, Engin Fërat.
Duke u përmendur madje edhe emra të përveçëm si kandidatë potencialë. Por burime zyrtare nga klubi kuqeblu kanë sqaruar për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar se nuk ka asnjë të vërtetë në këto spekulime dhe se gjithçka mbetet në të njëjtat pozita. Këto burime kanë sqaruar theksuar se do të jetë administratori Suat Lici, i cili, në vazhdën e takimeve që ka patur me drejtorin sportiv, turkun Fërat, por edhe me trajnerin Mirsad Jonuz, ai që do të hartojë strategjinë e merkatos së janarit dhe përforcimet që nevojiten apo largimet që mund të ndodhin.
Këtë e ka pohuar edhe vetë drejtori sportiv, Fërat, i cili ka theksuar se gjithçka do të rifillojë pas pushimeve të fundvitit. Në takimin e fundit të 2019-ës, Vllaznia u mund minimalisht në kryeqytet përballë Partizanit vendas, në një ndeshje ku shkodranët patën ankesa të shumta sa i përket gjykimit.