AlbanianSport.com 18.09.2016 17:05
ASNN – Java e 3-të e Kategorisë Superiore ka vijuar sot me përballjen e pasdrekës midis Vllaznisë dhe Flamurtarit. Kjo ndeshje, e zhvilluar në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, është fituar nga vendasit me rezultatin 2-0.
Tafili, i cili realizon nga pika e bardhë e 11-metërshit në pjesën e parë, dhe Hebaj në atë të dytën, kanë firmosur triumfin e parë sezonal të kuqebluve që drejtohen nga trajneri Armando Cungu.
Takimi përmbyllës i kësaj jave është ai ka nisur të luhet në ora 16:00 në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, midis Teutës dhe Partizanit. Tri takimet e para të javës së 3-të janë luajtur të shtunën.
Dhe, në sfidën e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, Tirana dhe Kukësi kanë shënuar nga dy gola dhe kanë ndarë nga një pikë secila.
Në dy takimet e tjera, Luftëtarit dhe Skënderbeut u ka mjaftuar një gol për të mposhtur përkatësisht Korabin dhe Laçin. Pas ndeshjeve të javës së 3-të, korçarët mbajnë kreun e renditjes të vetëm, me 9 pikë, pas 3 fitoresh në po aq takime.