AlbanianSport.com 11/01/2017 07:55
ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Të Rinj dhe të reja ka vijuar normalisht, teksa janë luajtur ndeshjet e javës së tretë. E tashmë kreu është bërë tresh.
Kështu për të reja kryeson Vllaznia, e cila ka realizuar një fitore të thellë në Durrës, 17-106. Por për të reja të njëjtin hap me shkodranet ka mbajtur dhe skuadra përmetare The Roses, e cila ka fituar në Vlorë ndaj Apolonisë vendëse, 25-83.
Ndeshja më e interesante ka qenë derbi Tirana-Partizani, që vajzat e kuqe e kanë fituar në sekondat e fundit, 62-58.
Përgjithësisht gara e të rinjve dhe të reja pak është interesante, ndërsa vijojnë rezultatet e thella, që në fakt nuk sjellin cilësi dhe mbarësi për të ardhmen e basketbollit, atje ku diferencat janë të mëdha.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Të Reja
Java e 3-të
(21 janar 2018)
Teuta – Vllaznia 17-106
Apolonia – The Roses (Përmet) 25-83
Tirana – Partizani 58-62
Flamurtari pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Vllaznia 3 3 0 261-97 6
- The Roses 3 2 1 206-102 5
- Tirana 2 1 1 113-91 3
- Flamurtari 2 1 1 84-100 3
- Partizani 2 1 1 113-159 3
- Apolonia 2 0 2 54-138 2
- Teuta 2 0 2 39-183 2