Vllaznia / Latifi, mungesa e madhe e shkodranëve për të enjten

Share Button

AlbanianSport.com 18/07/2022 19:55

ASNN – Kuqeblutë e Josës, me dilema të shumta për sulmin ndaj rumunëve. Kështu, sulmi mbetet pikëpyetja më e madhe për Vllazninë, në prag  të ballafaqimit të turin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës me Universitatean e Krajovës. Trajneri Josa ka provuar vazhdimisht 5 lojtarë në vijën e parë, por dëmtimi i Liridon Latifit është një mungesë e madhe për kuqeblutë. Fituesja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia, ka lënë pas fazën përgatitore prej 15 ditësh që zhvilloi në Austri, aty ku luajti edhe 4 ndeshje miqësore.

Ka qenë një periudhë që duhet t’i ketë vlejtur trajnerit Mirel Josa, në përgatitjet për ballafaqimin e turin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës me Universitatean e Krajovës, teksa ndeshja e parë luhet më 21 korrik në Shkodër, ndërsa ajo e kthimit një javë më pas në Rumani. Për stafin teknik ka qenë shumë e rëndësishme që, në këto dy javë ngarkesa, lojtarët nuk kanë pasur probleme fizike, me përjashtim të të riut Eraldo Deda, i cili u dëmtua. Mirëpo, shqetësimi më i madh ka qenë Latifi, i cili humbi thuajse 3 javë stërvitje dhe iu bashkua ekipit vetëm në fillim të korrikut.

Burime pranë klubit shkodran kanë pohuar për RTSH Sport se, pas problemeve shëndetësore, futbollisti nga Kosova iu rikthye stërvitjes në Austri dhe po bën maksimumin e tij me një program special për të kapur ritmin. Por, mungesa e gjatë në stërvitje duket se ka lënë pasoja te lojtari dhe ana e tij fizike është shumë larg asaj që kërkohet aktualisht nga stafi. Mësohet se Latifi nuk është ende në formën që mund të marrë minuta në ndeshjen e parë ndaj Universitateas së Krajovës.

Edhe pse ai ka luajtur si zëvendësues në dy miqësoret e fundit të Vllaznisë në Austri, pritet që trajneri kryeqytetas i shkodranëve të mos e ketë lojtarin në planet e tij për ndeshjen e parë. Një mungesë e tillë është tejet e rëndësishme për Vllazninë, duke pasur parasysh cilësitë e sulmuesit nga Prishtina. Gjatë miqësoreve të luajtura në Austri, Josa ka provuar vazhdimisht 5 lojtarë në vijën e parë, pikërisht Krujën, Hoxhën dhe Çobën nga krahët e sulmit, si dhe Aralicën e Kainën në qendër. Mbetet për t’u parë se cili nga këto tre emra do ta nisë nga minuta e parë më 21 korrik.

Një alternativë për sulmin është edhe Kristjan Vulaj, i cili e nisi me gol aventurën te Vllaznia. Mirëpo, ajo që duket se step Josën në prag të ndeshjes së parë është gjendja fizike e lojtarit nga Tuzi. Ai nuk është në 100% të formës, prandaj dhe trajneri nuk e provoi si titullar në Austri.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh