ASNN – Cungu aktivizon në pjesën e dytë edhe Arsen Hajdarin, e rikthyer në Shkodër, si dhe sulmuesin Adriano Qosjen, i ardhur nga Italia. Dita e djeshme ka qenë e fundit për vitin 2016 për skuadrën kuqeblu.
Dhe pas ngarkesës së ditëve më parë, trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, kishte planifikuar dhe një ndeshje miqësore. Dhe kundërshtarin nuk ka pasur nevojë ta kërkojë fort larg sepse edhe e ka pasur brenda vetes.
Ka pasur për kundërshtar skuadrën e Nën-19-vjeçarëve të Akademisë së Futbollit “Vllaznia”, në gjirin e së cilës bëjnë pjesë elemente cilësor dhe të perspektives së klubit veriore.
Një ballafaqim ky që, përpos mbajtjen në tonus të skuadrës së parë, i ka dhënë shansin Cungut të vëzhgojë nga afër disa nga elementet e piketuar për të qenë në një të ardhme të shpejtë pjesë e grupit të Kategorisë Superiore.
Dhe, për këtë, sa herë bëhet fjalë për testime të tilla, në krah të trajnerit Armando Cungu shfaqet specialisti i futbollit, Fatmir Paçrami, aktualisht trajner me ekipet e moshave në Shkodër.