Vllaznia / Kuqeblutë, fitore me përmbysje në miqësoren me Burrelin

Share Button

AlbanianSport.com 14/08/2021 21:10

ASNN – Miqësorja, Vllaznia-Burreli, e luajtur në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të kuqebluve. Që të 3 golat e kësaj ndeshjeje janë shënuar në pjesën e parë. Të parët kanë kaluar në epërsi miqtë nga Burreli përmes Ejomit, i cili duke shfrytëzuar hutimin e mbrojtjes kuqeblu, tund rrjetën e portjerit të Vllaznisë, Zogoviç.

Për të barazuar rezultatin duhej të vinte minuta e 25-të. Me një gjuajtje mjaft të bukur nga distanca kapiten Gurishta e dërgon ropin në rrjetën e Bushit duke e çuar rezultatin në 1-1. Tetë minuta më vonë është Mehdi Çoba që shënon golin e dytë duke e kaluar në avantazh epërsi me rezultatin 2-1. 45 minutat e dyta u shoqëruan me ndryshime të shumta në formacion nga të dyja skuadrat,.

Dhe, megjithë përpjekjet e të dy kampeve përkatëse, rezultati nuk ndryshoi duke mbetur në fuqi ai i pjesës së parë, 2-1 në favor të Vllaznisë. Kjo ishte miqësorja e parë për skuadrën kuqeblu që prej fillimit të fazës përgatitore të sezonit 2021-2022. Një miqësore që i shërbeu stafit teknik për të parë gjendjen aktuale, fizike dhe teknike të skuadrës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh