Vllaznia / Kuqeblutë, dy seanca stërvitore të hënën, por priten edhe pagat

Share Button

AlbanianSport.com 25/05/2020 22:25

ASNN – Ashtu siç ishte njoftuar, Vllaznia ka rifilluar përgatitjet, teksa stërvitja është drejtuar nga ndihmëstrajnerët Osja dhe Lekiqi. Kuqeblutë kanë nisur stërvitjen pas marrëveshjes së arritur me Kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. Stërvitja është drejtuar nga dy zëvendës trajnerët Ideal Lekiqi dhe Safet Osja, pasi trajneri Mirsad Jonuz, i cili ka mbërritur në Shkodër, ndodhet në karantinë.

Kapiteni Gilman Lika deklaron se është arritur akordi me kryetaren e Bashkisë dhe me rëndësi është të rikuperohet koha e humbur, ndërsa zëvendës trajneri Safet Osja thekson se dy muajt pushim kanë ndikuar negativisht. “Çunat janë me të drejtën e Zotit dhe ajo që kam thënë, është e vërtetë, – ka thënë Lika. – Shpreh mirënjohjen për mirëkuptimin që na ka dhënë kryetarja e Bashkisë.”

“Ajo na ka premtuar se do të marrim pagat e prapambetura, – ka vijuar futbollisti kuqeblu. – E rëndësishme është që kemi marrë fjalën e kryetares për të marrë pagesat e plota.” Në stërvitjen e paradites  nuk kanë dalë akoma futbollistët nga Maqedonia e Veriut, portieri Efremov, Adili dhe Hristov, por dhe Renato Malota. Pasdite ka patur prapë një seancë stërvitore.

Një ritëm i tillë do të vazhdojë deri ditën e mërkurë, ndërsa dita e enjte do të jetë pushim. Problem më vete janë kontratat që përfundojnë në 31 maj, ndërsa sezoni është shtyrë. Vllaznia ndihet e penalizuar sepse thuajse nuk është stërvitur, ndërsa shumë nga ekipet e tjerë të Superiores e kanë bërë. Për më tepër, trajneri Jonuz dhe shumë lojtarë të huaj nuk janë bashkuar ende me grupin.

Problemet e Vllaznisë janë të natyrës institucionale, të paktën siç pohoi kryetarja e Këshillit Bashkiak, Brisela Kadia, përfaqësuese e PS-së. Në pritje të pagave, tek Vllaznia shpresojnë që kampionati të shtyhet të paktën me 1 javë, që lojtarët të kenë më shumë mundësi për t’u stërvitur. Ndërkohë, pritet edhe një mbledhje e Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh